Në tubimin përmbyllës në Mitrovicë, me qytetin e Mitrovicën si skenë të përhershme të përplasjes me ndikimet e jashtme, Peci e vendosi deputetin Albin Kurtin në të njëjtën trajektore me figurën emblematike të Isa Boletinit.
“Mitrovica ka qenë fushëbejeta e ndikimit të forcave të errëta të Serbisë dhe Rusisë dhe betejën e cilën me 1903, kundër vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë, Isa Boletini i nisi sukseshëm, Albin Kurti e bitisi”, tha Peci.