Unaza e Brendshme dhe Ishulli Urban në realizim e sipër, Rama: Edhe shumë tjera do të realizohen me votën tuaj

Prishtinë | 08 Nën 2025 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Unaza e Brendshme dhe Ishulli Urban janë dy projekte të mëdha, në realizim e sipër.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se që këto projekte të realizohen, duhet ta votojnë LDK-në.

“Këto dy nga projektet transformuese janë tashmë në realizim. Edhe shumë të tjera do të realizohen me votën tuaj, me energjinë tuaj, me dashninë për Kryeqytetin”, ka shkruar Rama.

Rama tha se Prishtina është qytet i ideve të mëdha.

“Sepse Prishtina është qyteti i ideve të mëdha, i transformimeve të mëdha edhe mbi krejt i dashnisë së madhe”, ka shkruar ai.

Të ngjashme