Derisa në ora 07:00 është hapur qendra e votimit në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, tek hyrja ishin edhe qytetarët e parë të cilët shkuan për ta hedhur votën e tyre, raporton Ekonomia Online.
Procesi po zhvillohet qetë dhe nën mbikëqyrjen e komisionerëve.
Qytetarët në Prishtinë do të votojnë në raundin e dytë, e ku në garë është kandidati i LDK-së, Përparim Rama dhe ai i LVV-së, Hajrulla Çeku.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Përparim Rama ka marrë 165 vota ose 34.59%, ndërsa Hajrulla Çeku 140 vota ose 29.35%. Pas tyre renditet kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, me 18 vota ose 29.14%, ndërsa Bekë Berisha i AAK-së ka marrë po ashtu 18 vota ose 3.77%. Kandidatja e PSD-së, Besa Shahini, ka siguruar 11 vota ose 2.31%, dhe Agim Prishtina nga nisma “Prishtina në dorën tënde” ka marrë 3 vota ose 0.63%.
Në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, Përparim Rama kishte fituar 35.595 vota ose 33.71%, ndërsa Hajrulla Çeku kishte marrë 35.077 vota ose 33.21%, duke e bërë garën për Prishtinën një nga më të ngushtat në vend.
