Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, e që po trajtohet si “hetim mbi vdekjen”.

 “Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policior.

Të ngjashme