Një person gjendet pa shenja jete në Kaçanik

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se viktima është 46 vjeç derisa theksoi se rasti është cilësuar “hetim mbi vdekjen”.

“Sot, më datë 09.11.2025, rreth orës 13:50, kemi pranuar një informacion lidhur me një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët e QKMF Kaçanik, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 46 vjeç është pa shenja jete. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen””, tha Veseli.

Të ngjashme