Mbyllet procesi i votimit në Mitrovicë, nis numërimi i votave në shkollën “Migjeni”

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Në ora 19:00 është mbyllur procesi i votimit në qendrën e votimit në shkollën fillore “Migjeni” në Mitrovicën e Jugut, duke shënuar përfundimin e ditës zgjedhore, raporton Ekonomia Online,

Në momentin e mbylljes, ka rënë zilja e shkollës, simbolikë që paralajmëroi fundin e votimit dhe fillimin e një faze të re të procesit zgjedhor.

Menjëherë pas kësaj, dyert e shkollës janë mbyllur, ndërsa komisionerët dhe vëzhguesit zgjedhorë kanë filluar procedurat e numërimit të votave brenda objektit.

Procesi i votimit gjatë ditës është zhvilluar i qetë dhe pa incidente, ndërsa pritet që rezultatet e para nga kjo qendër të dalin pas përfundimit të numërimit.

Të ngjashme