Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është krenar për rezultatet e AAK-së në çdo komunë.
Ai ka falënderuar qytetarët për besimin dhe ka theksuar se Aleanca do të vazhdojë t’i shërbejë me përkushtim, raporton Ekonomia Online.
“I bashkohem festës në Suharekë – i përgëzoj të gjithë qytetarët për rezultatin e arritur. Vërtet, Bali Muharremaj po dëshmohet si një ndër kryetarët më të mirë.
I bashkohem gjithashtu festës në Rahovec dhe Gjakovë – Ardian Gjini ka arritur një fitore të merituar dhe shumë domethënëse.
Urime edhe për fitoren në Klinë dhe në Deçan.
Aleanca i ka fituar të gjitha komunat që i ka qeverisur deri tani – një rezultat i shkëlqyer dhe dëshmi e besimit të qytetarëve”, ka thënë ai.