Abdixhiku: LDK shtëpia e madhe e qytetarisë sot ka fituar

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpallur fitoren në kryeqytet, me kandidatin e tyre Përparim Ramën, e për çka tha se sot LDK fitoi me ndershmëri e përkushtim, raporton Ekonomia Online.

“Sonte Republika Kosovës foli, foli me votë, me besim dhe qartësi, foli në emër të shpresë, qetësi dhe në emër të punës. Foli përtej zhurmës, përtej fyerjes, përtej ndarjes dhe mesazhi ishte i qartë, Kosova sot kërkon maturi. LDK, shtëpia e madhe e qytetarisë sot ka fituar. Kemi fituar me ndershmëri, përkushtim dhe njerëzit më të mirë që ka ky vend, kemi fituar me qytetari, ide dhe punë. Kemi fituar sepse qytetari i Kosovës e kuptoi qartë dallimin mes punës dhe fjalës, midis dinjiteti dhe arrogancës. Mbi të gjitha, midis shpresë dhe frikës”, ka deklaruar ai në konferencën për media.

Të ngjashme