“Edhe vetura luksoze”, Prokuroria e Pejës konfiskon e sekuestron 106 brenda 10 muajve

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Që nga janari deri në tetor të 2025-ës, Prokuroria Themelore e Pejës thotë t’i ketë konfiskuar dhe sekuestruar 106 automjete.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- tetor të vitit 2025 , me kërkesë të prokurorit të shtetit janë konfiskuar  me vendim përfundimtar të gjykatës, gjithsej 63 automjete, përfshirë vetura, kamion, kombi dhe makineri tjera të punës të cilat janë përdorur apo përfituar përmes veprave penale”, thuhet në komunikatën për media.

Në komunikatën është bërë e qartë se këtu janë përfshirë edhe vetura luksoze të markave të ndryshme.

“Të konfiskuara me kërkesë të  prokurorit të shtetit  dhe urdhër përfundimtarë të gjykatës përfshihen vetura luksoze të markave të ndryshme të cilat kapin vlerë të madhe, si  dhe është obliguar Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar për shitjen e të njëjtave  dhe të gjitha mjetet të derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. Kurse, 43 automjete, kryesisht vetura të markave të ndryshme janë sekuestruar me kërkesë të  prokurorit të shtetit dhe të njëjtat dyshohen se janë përfituar apo shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ndërsa, 13 automjete janë kthyer pronarëve të tyre pas sekuestrimit si rezultat i hetimeve të ndërmarra nga ana e prokurorit të shtetit

Të ngjashme