Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake (ISOMA 2025)

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës është nikoqire e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA 2025) , një ngjarje prestigjioze që mbledh përfaqësues të 16 vendeve nga e gjithë bota. Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj në emër të Komandantit  të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar si qëllim i përbashkët i kësaj konference.

“Ky simpozium shënon një moment historik për Akademinë e Mbrojtjes, duke e pozicionuar vendin tonë në hartën ndërkombëtare të bashkëpunimit ushtarak dhe akademik. Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të ndajnë përvoja, ide dhe praktika më të mira në fushën e arsimimit ushtarak, lidershipit, inovacionit pedagogjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për siguri dhe stabilitet. Ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e edukimit ushtarak në Kosovë dhe për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në paqe, zhvillim dhe siguri globale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Të ngjashme