Rritet inflacioni në Shqipëri, ndikuan qiratë, uji, lëndët djegëse dhe energjia

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Çmimet në Shqipëri kanë vazhduar të rriten edhe gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, inflacioni arriti në 2.3%, duke u rritur me 0.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë shënuar grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.3%, të ndikuara nga shtimi i kërkesës për banesa me qira në kryeqytet.

Pas tyre renditen kategoritë “argëtim dhe kulturë” me 3.2% dhe “pije alkoolike dhe duhan” me 3.1%.

Të ngjashme