Pranohet si e bazuar ankesa e kandidatit për asamblist nga AAK, Avni Gashi

Prishtinë | 12 Nën 2025 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Pranohet si e bazuar ankesa e kandidatit për asamblist nga AAK, Avni Gashi

Është pranuar si e bazuar ankesë e kandidati për asamblist të Kuvendit Komunal në Komunë e Istogut nga AAK, Avni Gashi, i cili kishte paraqitur ankesë kundër vendimit të PZAP-së.

Supremja ka vlerësuar se rinumërimi i votave në vendvotimeve e identifikuara në ankesë është e domosdoshme për të vërtetuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Njoftimi i plotë:

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për asamblist të Kuvendit Komunal në Komunën e Istogut, nga subjekti politik: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Gashi, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.389/2025, të datës 05.11.2025.  Çështja i është kthyer PZAP-së në rivendosje.

Gjykata Supreme vlerëson se në rastin konkret, PZAP ka vendosur refuzimin e ankesës së parashtruar nga kandidati për kuvend komunal,  por nuk ka dhënë arsye të qëndrueshme dhe bindëse në raport me pretendimet ankimore.

Për pasojë, Gjykata Supreme vlerëson se rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të vërtetuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me parimin e besueshmërisë së zgjedhjeve të sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në rivendosje, PZAP, udhëzohet që të shqyrtojë edhe njëherë pretendimet ankimore të ankuesit, provat e deponuara dhe të procedojë tutje në hetimin e këtyre pretendimeve përkatëse duke siguruar mos cenimin e integriteti të procesit zgjedhor dhe duke pamundësuar devijimin e vullnetit të qytetarëve. 

Të ngjashme