Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut po vazhdon procesi i verifikimit të fletëvotimeve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës, raporton Ekonomia Online.
Gjatë numërimit, komisionerët kanë hasur në raste ku fletëvotime të destinuara për një vendvotim janë gjetur në kutinë e një vendvotimi tjetër. Sipas numëruesve, një prej rasteve të tilla është ai ku fletëvotimi i fshatit Rashan është gjetur në kutinë e fshatit Mazhiq.
Në këtë rast, vota i ka takuar kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Mitrovicën, Arian Tahiri.
