Shabani – Hajdarajt: Nëse votat e prokurorëve janë në zyrën tënde, ato janë të kompromentuara

Prishtinë | 13 Nën 2025 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e 276-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), anëtari Veton Shabani tha se nëse votat e procesit për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së, janë në zyrën e kryesuesit Ardian Hajdaraj, atëherë ato vota janë të kompromentuara.

Shabani fillimisht e pyeti kryesuesin se ku janë votat e prokurorëve, e që më pas Hajdaraj tha se janë në zyrën e tij.

Anëtari e pyeti kryesuesin se me çfarë të drejte po ruhen ato vota në zyrë të tij.

“Ato vota, nëse janë tek ju, për mu dhe për çdokënd janë të kompromentume. Unë s’di qysh ke pas guxim me i marrë ato vota në zyrën tënde”, tha Shabani.

Ky diskutim po bëhen në mbledhjen e së enjtes të KPK-së, ku po elaborohet ankesa e kandidates për anëtare të KPK-së, Merita Kurtishi-Gaka.

Në anën tjetër, anëtari Arian Gashi tha se ka kërkuar që votat të ruhen në zyrën e sekretarit dhe jo në atë të kryesuesit.

Të ngjashme