Katër gjuetarë serbë janë arrestuar dje në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) referuar burimeve të saja, shkruan se fillimisht trupat e KFOR-it e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për rastin, dhe më pas është kryer arrestimi.
Të arrestuarit aktualisht ndodhen në mbajtje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes së tyre në territorin e Kosovës dhe aktivitetet që ata po kryenin në zonë.