Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se me 18 dhe 19 nëntor në disa zona pritet të ketë reshje me intensitet me të lartë e ku mund të shkaktojë edhe vërshime.
“Duke u bazuar në të dhënat, modelet dhe vrojtimet e kushteve të përgjithshme hidrometeorologjike në vend dhe rajon, parashihet që gjatë datave 18–19/11/2025 në vendin tonë të ketë reshje shiu, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë. Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Zonat e kullimit të prekura nga reshjet më intensive të parashikuara për dhe më të mundshme të menjëhershme, parashihet të jenë rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, Bistrica e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku, Bistrica e Deçanit dhe disa rrjedhat me karakter malorë.