Nga bullizmi te përfshirja, konferenca kombëtare që vendos nxënësit në ballë të ndryshimit

Prishtinë | 17 Nën 2025 | 12:20 | Nga Diellza Gashi

KYC ka organizuar konferencën kombëtare “Student, Peace & Security 2025”, ku mbi 200 nxënës nga e gjithë Kosova u mblodhën për të diskutuar sigurinë, paqen dhe rolin e tyre në ndërtimin e shkollave më gjithëpërfshirëse.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj theksoi rolin historik të studentëve në vend dhe rëndësinë e krijimit të mjediseve të sigurta shkollore, pa dhunë e bullizëm.

Ajo shtoi se shëndeti mendor dhe siguria digjitale janë pjesë thelbësore e mirëqenies së nxënësve, duke shtuar se “kërkimi i ndihmës nuk është dobësi, por guxim”.

“Është kënaqësi e veçantë që të jem në mesin tuaj në ditën ndërkombëtare të studentëve. Ne një konferencë që nxënësit i vendos në qendër të bisedës për paqe dhe siguri. Më gëzon fakti që kjo konferencë bashkon mbi 200 nxënës, një Kosovë gjithëpërfshirëse që ndërton ura ku secili nxënës ndihet i mirëpritur. Në historinë e vendit tonë studentët kanë qenë në ballë, ishin studentët që bartën barrën më të rendësi ishin ata që ngritën zërin për liri, dinjitet dhe të drejtën për arsim. Të mendoni të lirë të mësoni të lirë dhe të kontribuoni. Rinia është pikërisht forca që ndryshon këto procese, shkolla duhet të jenë hapësirë e sigurt nënkupton një ambient pa dhunë pa bullizim dhe përjashtim ndërtim i një ambienti të tillë kërkon bashkëpunim. Pjesë thelbësore e sigurisë është edhe shëndeti mendor, prandaj është e domosdoshme që secila shkollë të ofrojnë ndihmë profesionale kërkimi i ndihmës asnjëherë nuk është dobësi, është guxim. Siguria e hapësirave digjitale dhe një pjesë e zhvillimit ndodh në online gjuha e ligë apo shpërndarja e pamenduar është e rëndësishme që të keni kujdes sa herë komunikon në rrjetet sociale. Ju jeni brezi që mund të vendos standarde të reja dhe të tregoj qe respekti vlen njësoj si në reale dhe në hapësira virtuale. Roli juaj i domosdoshëm nga parandalimi i dhunës deri tek krijimi i një shoqëria të drejtë për të gjithë është e pazëvendësueshme. Potenciali juaj wshtw i jashtëzakonshëm e ardhmja kur ju do të udhëheqin vjen shumë shpejt. Presidenca do të jetë e hapur për ju për idetë ruaja dhe për shqetësimet e juaja. Ju jeni ata që do të shkruani kapitujt e ardhshëm të shtetit tonë”, ka thënë Osmani.

Koordinatori i Zhvillimit të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malley, vuri në dukje ndikimin e rëndësishëm të projektit të mbështetur nga Fondi i Paqendërtimit i OKB-së, i cili ka fuqizuar nxënësit përmes këshillave të studentëve, trajnimeve dhe platformave që lehtësojnë pjesëmarrjen e tyre aktive në komunitet.

“Kjo nisi si një projekt i rrënjosur në drejtësi, respekt dhe empati. Sot është shndërruar në një lëvizje të fuqishme të udhëhequr nga të rinjtë, e cila po transformon mënyrën se si të rinjtë mësojnë, udhëheqin dhe krijojnë ndryshim në komunitetet e tyre. Që në fillim, deshëm të siguroheshim që i kuptonim realitetet tuaja si nxënës në Kosovë. Filluan me një studim bazë shumë të detajuar, dhe rezultatet na treguan se diskriminimi dhe stigma ishin të pranishme në mjedisin tuaj shkollor, se qasja në trajnime të bazuara në aftësi ishte e kufizuar, dhe se mundësitë për të rinjtë që të merrnin pjesë në mënyrë domethënëse në nisma që promovonin kohezionin shoqëror ishin tepër të rralla. Këto ishin përvojat tuaja të vërteta, pavarësisht etnisë, gjinisë apo sfondit ekonomik. Së bashku, zgjodhëm jo t’i shmangnim këto sfida, por t’i përballonim drejtpërdrejt. Me mbështetjen e Fondit të Ndërtimit të Paqes të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ndërtuam një qasje që ju vendosi ju, nxënësit, në qendër—përmes dialogut, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët. Ne forcuam udhëheqjen tuaj dhe mbështetëm krijimin e mjediseve ku zërat tuaj më në fund mund të dëgjoheshin. Një nga hapat më të rëndësishëm në këtë udhëtim ishte themelimi dhe forcimi i këshillave të nxënësve, si në nivel shkolle ashtu edhe në nivel komunal. Shumë prej jush kanë zbuluar potencialin tuaj si udhëheqës përmes këtyre platformave. I keni përdorur ato për të adresuar konfliktet në mënyrë konstruktive, për të promovuar respektin dhe për të kultivuar një kulturë më gjithëpërfshirëse në shkollë. Përmes punëtorive mbi mendimin kritik, ndërtimin e paqes, udhëheqjen dhe aftësitë jetësore, mijëra prej jush kanë fituar jo vetëm njohuri të dobishme, por edhe vetëbesim të vërtetë”, theksoi ai.

Drejtori ekzekutiv i KYC, Ditjon Fetahu, theksuan se shkolla është komunitet, dhe se siguria e tij fillon nga vetë nxënësit.

Fetahu u shpreh se zëri i nxënësve është thelbësor për të adresuar sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

“Kjo konferencë është për ju për zërin tuaj për sfida sigurinë dhe të ardhmen që mundeni me ofru në shkollat e juaja. Kjo organizata është bërë nga te rejat dhe të rinjtë, ne besojmë se shkolla nuk është vetëm institucion arsimor është komunitet dhe ai është i sigurt kur janë te dëgjuar respektuar dhe të mbrojtur. E dimë që realiteti i shkollva është gjithmonë i lehte shumica prej jush përballeni me sfida të sigurisë dhe të paqes. Nxënësit shpesh nuk dinë të raportojnë kujt me i besu dhe si me kërku ndihmë këto janë përvoja tuaj, siguria në shkolla nuk është luks është e drejtë themelore. Zgjidhjet nuk fillojnë në ministri apo zyrat e mëdha por vjen nga vet ju nxënës, ju jeni ata që i shini nga afër, mund te ndërhyni të parët. Asnjë shkollë nuk bëhet më e fortë me sigurt pa juve”, ka thënë Fetahu.

Të ngjashme