Clark: Bashkë me Holbrooke e kontaktuam Millosheviqin por tha ‘është shteti im, problemi im’, Bushi i tha se SHBA do t’i kundërpërgjigjej

Prishtinë | 17 Nën 2025 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, ka filluar dëshminë në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton Ekonomia Online.

Dëshmia e tij do të zgjasë dy ditë dhe në sallë bashkë me të janë edhe ekipa amerikane.

Aty ai tha se Presidenti George Bush i kishte kërkuar Sllobodan Millosheqviqit që të ndalonte dhunën në Kosovë, duke e paralajmëruar SHBA do t’i kundërpërgjigjej.

Ai fillimisht tregoi për rolin e tij.

“Kam qenë përgjegjës politikat ushtarake të SHBA-së dhe strategjinë në gjithë botës. Pra, gjatë kohës sime kemi pasë problem me Sadam Hysenin ngjatë punës sime në Irak, kemi pasë krizën e drogës, luftën që vazhdonte me Bosnjën. Krizën në Kore ku gati nisi një luftë me Kore. Po ashtu do të duhej të rishkruanim strategjinë ushtarake të Amerikës, pas luftës së ftohtë ne nuk kishim një strategji ushtarake. Kështu që nga 1974 ne filluam të shkruanim një strategji të re dhe kjo u  rishikua, kjo pas viti 2000”.

Clark u pyet nga mbrojtja për një deklaratë.

“Në deklaratën tuaj paragrafi 5 thoni se gjatë negociatave të Dejton ju përmendet se kishit dijeni se presidenti George Bush kishte dhënë paralajmërim, të quajtur ‘paralajmërimi i Krishtlindjeve’”, u pyet Clark.

Clark tregoi cka i tha Presidenti amerikan Millosheviqin e si e paralajmëroi.

“Fillimisht kur filluam negociatat unë nuk isha në dijeni të këtij paralajmërimi dhe diplomatët e dinin këtë gjë. Por publiku në përgjegjësi dhe ne që punonim në ushtri që kishim të dislokuar që në dhjetor  të 92-shit nuk ishim në dijeni për shkak të dhunës që ishte shënjestruar ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe dhe nga MUP në veçanti brenda Kosovës. Presidenti Bush iu drejtua Millosheviqit që të ndalonte menjëherë dhunën ose përndryshe SHBA do të kundërpërgjigjej. Ishte një referencë që përdorej nga forcat ushtarake për të ndaluar represionin, dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës, që ishte në fakt shumica e popullsisë në Kosovë”

Ai tha se bashkë me Richard Holbrooke kishin kontaktuar Millosheviqin, por që ai kishte thënë se ëshë shteti dhe problemi i tij.

“Unë dhe Richard Holbrooke  e kontaktuam dhe tha unë nuk dot ë flas për këtë, tha është shteti im, problemi im”, tha ai.

Mbrojtja e pyet, “Refuzoi të fliste për këtë temë?”

Clark përgjigjet, “Ne u përpoqëm më shumë se njëherë. Ne e dinim që ishte e rrezikshme, dhe që atje kishte vështirësi por ai nuk donte të fliste për këtë gjë”.

Të ngjashme