Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar gjeneralin Wesley Clark që po jep dëshminë pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Krasniqi tha se dje ishte të mbrojtje të popullit të Kosovës e sot në mbrojtje të çlirimtarëve të saj që po mbahen në Hagë.
Postimi i plotë:
Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë.
Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij.
Sepse në skenën e madhe të historisë sonë, ai shfaqet gjithmonë i njëjtë:
besnik, i vendosur, i drejtë.
Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën.
Ai nuk ndryshon.
Sepse parimet nuk ndryshojnë.
Historia e njeh.
Ne e nderojmë.
Faleminderit, Gjeneral Clark!