Enver Hoxhaj në Konventën e PDK-së tha se gara për kryetar të kësaj partie nuk ishte e hapur e as demokratike meqenëse zgjedhjet u shpallën brenda pesë ditëve e preferenca u dhanë për kandidatin, raporton Ekonomia Online.
Ai tregoi edhe për bisedën që pati me kandidatin për kryetar, Bedri Hamza.
Në mënyrën sesi janë shpallur zgjedhjet për pesë ditë, në mënyrën sesi në konferencën parë për shtyp e ka dhënë preferencë e tij. Në mënyrën se si në televizion e ka thënë hapur mbështetjen që e mbështet një kandidat. Për mënyrën sesi ju ka ftuar juve prej degëve. Mendoj që e ka bërë garën të mbytur, dhe mendoj që nuk është garë e hapur e demokratike. Prandaj unë kam kërkuar një javë që të zgjatet kjo Konventës. Nuk e them me mllef, mediat, apo pakënaqësi, se kam menduar se është e rëndësishme me gjitëh juve ën sallë të bisedohet për platformën, ekipin, të kemi ballafaqim të ideve dhe mandej ta mbajmë Konvetën e PDK-së. Saqë kjo që e thash nuk është personale, ka të bëjë me faktin se mbrëmë me Bedri Hamzën sepse jemi miq. Kam kërkuar prej Bedriut që ne si gjeneratë e artë e Hashimit e Kadriut që kemi ndërtu vendin që kemi qeveri vendin kemi kapacitet të merremi vesh me udhëheq me mbajt Konventë”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj kishte pritur që Konventa t’ia jap besimin e jo të bë luftë për karrige.
“PDK ka nevojë për një vizion të ri, rrëfim të ri. Unë e njoh shpirtin e PDK-së, plagët, fitoret dhe humbjet e PDK-së. Kam prit që kjo Konventë ma jep besimin dhe jo të bëjë një luftë për karrige sepse ju e dini se para 4 vitesh kur e kam pasë si amanet PDK-në prej Kadri Veselit nuk kam garuar por kam hapur rrugë për Memli Krasniqin. Prandaj sot nuk shoh proces të barabartë dhe nuk marrë pjesë në këtë garë. Por duhet të them një gjë. Do ta respektojë qëndrimin dhe orientimin tuaj që ia jepni kësaj Konvente. Mbi të gjitha e dua Kosovë, tani UÇK-në, tani e dua PDK-në, tani e dua Hashimin e Kadriun e tani e dua secilin në këtë sallë. Besoj që këtë që po e them sot, do t’iu bie ndërmend nesër”, tha ai.
