Drejtori i Arsimit në komunë të Prishtinës, Samir Shahini ka njoftuar se të mërkurën procesi mësimor zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e fshatrave dhe të qytetit.
Në një postim në Facebook, Shahini tha se bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nuk do të ketë reshje të dendura.
Postimi i plotë:
Nesër procesi mësimor rifillon normalisht në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të qytetit dhe fshatrave të Prishtinës.
Bazuar në vlerësimin e shtabit emergjent, informacionet e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe koordinimin me drejtoritë përkatëse të kryeqytetit, është konstatuar se situata është e qëndrueshme për zhvillim të rregullt të mësimit. Intensiteti i reshjeve gjatë natës pritet të bie dukshëm sipas vlerësimeve të fundit të IHMK-së, ndërsa ekipet emergjente janë në terren dhe po sigurohen që infrastruktura shkollore të jetë plotësisht e gatshme.