Pas zgjedhjeve lokale dhe në prag të atyre nacionale , Memli Krasniqi dha dorëheqje
nga kryetari i PDK – së për të mundësuar mbajtjen e Konventës ku do të zyrtarizohej
Bedri Hamza në dy pozita ; kryetarit të PDK – së dhe kandidatit për KM – ë pas
zgjedhjeve të radhës . Memli nuk e humbi Drenasin por kryeneçësia e liderëve lokalë
kurse Mitrovicën e Jugut e vodhi në mënyrë kriminale Kurthi , duke keqpërdorur burimet
qeveritare dhe institucionale . Dhe, për këtë krim dhe hajni ekektorale u dënua me
2500 euro për ” thyerje të heshtjes zgjedhore.., , jo si KM në detyrë por si deputet . Në
Mitrovicë ishte hajni klasike e votave në me krye Kurthin që asgjë nuk i lë rastit . Po çka
do të duhej të bënte PDK – ë kundër kësaj hajnie ? Pasi Kurthi keqpërdori xhipat dhe
policinë e Kosovës , është dashur të mos lejohet t’iu ofrohet QNV , në mbrojtje të votës
ndërkaq pelegrinazhi i tij keqbërës nëpër lokale për vjedhje të votave është dashur të
pengohet me mjete demokratike si sulmi me vezë , domate , ujë etj. ndonëse LV – ë më
parë edhe sulmin me gaz lotsjellës dhe ne zola i pati konsideruar si mjete paqësore .
Nuk e di çfarë mendojnë për përdorimin e bombës atomike , si pordhët e Dejona Mihalit
dhe Hysamedin Ferrajt?
Që moti PDK – ë është përcaktuar për Bedri Hamzën kandidat për KM. Këtë e kanë
ditur edhe Memli sikur edhe Enveri. Memli e ka kuptuar këtë prandaj , ne dorëheqjen e
tij e ka fuqizuar pozicionin politik të Bedriut pasi vet nuk ka pasur për synim kandidimin
për KM . Enver Hoxhaj ka kërkuar shyerjen e Konventës për një javë , asgjë nuk do të
fitonte edhe po të shtyhej edhe për dy muaj. Duhet të kuptohet se kjo Konventë do të
zgjidhte kryetar secilin person që do të propozohej për KM – së. Kësaj radhe Konventa
ishte për Bedri Hamzën , në fund të fundit demokracia nuk ka lindë në PDK – ë , aty
është shndërruar në pjesë të akronimit. Në anën tjetër nëse e krahasoni me lëvizjen
anarkiste – totalitare LV , PDK – ë është Akademi e Demokracisë. Pikërisht LV – me
cyberzagarët paralajmëroi se Konventa e PDK – së do të jetë fushëbetejë e gladiatorëve
të kësaj partie për pushtet , deri në shfarosje . Sipas tyre lufta do të zhvillohej midis
Samiut dhe Ramizit në planin ushtarak kurse krahu politik do të udhëhiqej nga profesori
i nderuar Enver Hoxhaj ! Të pafyturë dhe të poshtër janë , pa asnjë dyshim. Deri dje
Ramizin e konsideronin leshko kurse ” profesorin e nderuar ” , Enver Hoxhaj e
kryqëzonin më zi se vet Krishtin ! Për PDK – ë mund dhe duhet të flasin të gjithë që janë
pjesë e kësaj partie dhe askush nuk e ka ekskluzivitetin dhe pronësinë qoftë ai të quhet
Sami apo Ramiz . Për zgjedhje të shpejta që do të mbahen , nuk keni kohë të gatuani
më shumë ushqime ( oferta ) politike për votuesit prandaj , si fast-food politik PDK nuk
ka ofertë më të mirë se Bedri Hamzën . Në planin afatgjatë do të ishin të mirë Përparim
Gruda dhe Agim Aliu. Por , aktualisht PDK – ë nuk është në gjendje të bëjë reforma
përmbajtësore , së paku deri në kohën e vendimit të Gjykatës Speciale Raciste . Pastaj
do të bëhet domosdoshmëri ! Deri atëherë PDK duhet ta ruaj kondicionin politik, këtë trup votues që e ka . PDK – ë do të bënte vetvrasje politike nëse në çfarëdo forme i “lidhë bishtat ” me LV – ë qoftë edhe duke drekuar me mbesën e Ahmet Haxhisë! PDK -së duhet të lidhet me opozitën ( nëse bëjnë numra të qëndrueshëm), në të kundërtën mbetja në opozitë është domosdoshmëri për ruajtje dhe forcim të shëndetit politik. Urimi i Kurthit për Bedri Hamzën është ” puthje e Judës bërë Krishtit para kryqëzimit ” , nuk të uron Kurthi për së mbari . Është sikur dhurata e grekëve bërë trojanëve pata se
rrafshonin Trojën.
Sherifja e re , me huqje të vjetra:
Kur Vjosa Osmani, me kontributin bujar të Listës Serbe u zgjodh presidente e
Kosovës tha se :” tash në qytetin tuaj e keni një sherife të re….” që nënkupton se këtu e
tutje hypin në fuqi ” rregullat e saj ” , që , së bashku me ” Rregullat e Gottit – Kurthit ‘
janë mbi çdo ligj dhe mbi vet Kushtetutën. Ashtu edhe ndodhi ! Sot Kosova është no
land ( tokë e askujt dhe plaçkë e çdokujt që është në pushtet ). Kurthi personalisht ,
bashkë me marionetën Sfeqla dhe Haxhiu na bombardojnë me rrezikun e sulmit nga
Serbia. Kjo Vojsa , presidente në theqafje doli me një rrenë ordinere se këtë vit janë
shkatërruat mbi 900 banda e që këtë numër nuk e kanë pasur bashkë as bandat e Al
Kapones në Amerikë , Pablo Eskobarit në Kolumbi , El Chapos në Meksikë apo
trehëtarët me kokainë me shumicë në Guajakil të Ekuadorit . Pasi i bëri një dëm të
madh vendit përmes një domestosi të informimit, pa ndonjë fuqi vepruese , e demantoi
rrenën e vet duke thënë se bëhet fjalë për 900 raste e jo 900 banda . Çfarë mashtruese
! Çfarë mund të prisni tjetër nga një person që në kohën kur në një vend ” super të
kriminalizuar ” siç nga ajo , Kurthi dhe Lal Culla u bë luftë e madhe kundër ” bandave ” ,
ajo , 80 përqind të kohës ishte jashtë vendit ! Përrallën për banda i ka përshtatur
interesave të Kurthit dhe që çdo e keqe që i ka ndodhur Kosovës mbanë firmën e
Kurthit dhe Osmanit. Xhelal Sfeqla është më origjinal dhe më konkret në tregimin e
përrallave ; organizon vizita publicistike dhe turistike në villën e Radoiçiqit bashkë me
sekseren Frida Guma , i mundëson një pevaçiqe gjirimin e një spoti po në këtë villë për
ta emituar në Radio Televizionin e Kurthit ( RTK ) në kohën e lajmeve kryesore ku
drejtues janë Perëndim Gërvalla dhe Blerim mercenari. Pastaj Sfeqla , kohë pas kohe
po i zë do armatime , do detonatorë për aksione terroriste , raki shlivovicë , djathë të
thive dhe pekmezë të pulave sikur edhe të brendshme të personalizuara me L.S. , Lista
Serbe. Hajgarexhi i madh është Xhelali .