Nuk i dha përparësi në semafor, si erdhi deri te plagosja e një personi në Fushë Kosovë?

Prishtinë | 30 Nën 2025 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar dje nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

E gjithë ngjarja kishte nisur pasi që viktima nuk i kishte dhënë përparsi kalimi në sefamorë të dyshuarit, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

I dyshuari kishte dalë nga vetura e tij e tipit Audi A3, duke e ofenduar viktimën verbalisht e më pas duke shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka goditur në këmbë.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fushë Kosovë /29.11.2025-15:45. Është raportuar se derisa viktima m/k, ka qenë në semaforët për kyçje i dyshuari m/k për shkak që nuk i ka dhënë përparësi kalimi një i dyshuar mashkull ka dalur nga vetura e tipit Audi A 3 dhe duke e ofenduar verbalisht e ka shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka goditur në këmbë. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar predha dhe gëzhoja. Rasti në ndodhet në procedurë hetimore.”

Të ngjashme