113 vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura, Begaj: Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare na bën krenarë dhe kontribuues me vlera

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Në 113 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSh), Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka thënë fjalë të mëdha për ta duke thënë se falë angazhimit, përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre është arritur që suksesi të jetë në lartësinë d etyrës për të sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Madje ai ka thënë se pjesëmarrja në misione ndërkombëtare i bën krenar dhe kontribuues me vlera.

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.  Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit. Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive. Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, ka shkruar Begaj.

Të ngjashme