Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar aderimin e Gjeneral Agim Çekut në listën e Aleancës për deputet, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të luftës dhe të paqes në vend.
Haradinaj ka vlerësuar lart angazhimin e Çekut, i cili iu përgjigj thirrjes së atdheut si oficer i respektuar lufte në Kroaci, duke u vënë në krye të operacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në ditët e para.
Ai ka kujtuar se Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime dhe plagë që ende sot i ndjen Qyshku – vendi i masakrave famëkeqe – po ashtu siç i bart me vete edhe familja e gjeneralit Çeku.
“Gjeneral Çeku ka qenë vazhdimisht partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë. Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend”, ka deklaruar Haradinaj.