Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Reporteri.net.
“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese dhe zhvillimore. Ai nënvizoi se mbështetja franceze mbetet thelbësore për avancimin e aspiratave të Kosovës drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë evropian”, ka shkruar Abdixhiku.