Kryeziu: Rikthimi i përfaqësimit politik me legjitimitet qytetar në komunat veriore, zhvillim i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, e ka përshëndetur rikthimi i përfaqësimit politik me legjitimitet qytetar në komunat e veriore.

Ai ka vlerësuar se kjo përbënë një zhvillim të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky hap forcon përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhjet lokale dhe rikthimi i përfaqësimit politik me legjitimitet qytetar në komunat e veriut përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë. Ky hap forcon dhe përmirëson jetën e qytetarëve, rrit funksionimin institucional dhe kontribuon në integrimin e komuniteteve, si dhe në ndërtimin e një demokracie përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngjashme