Rrezarta Krasniqi sërish kandidate e LDK-së për deputete: Forcim i rrugës që kam ndjekur

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Rrezarta Krasniqi do të jetë sërish kandidate e LDK-së për deputete.

Këtë e ka bërë të ditur ajo në rrjete sociale.

Postimi:

Angazhimi ynë për Kosovën, për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet qytetarëve, do të bëhet realitet pas 28 dhjetorit.

Sot konfirmoj kandidaturën time për deputete, si vazhdimësi e angazhimit tim të përditshëm për një politikë me standarde, me moral dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ky nuk është një hap i ri, por forcim i rrugës që tashmë e kam ndjekur: t’i shërbej vendit me ndershmëri e vendosmëri.

E frymëzuar nga vizioni i Presidentit historik Ibrahim Rugova, besoj fuqishëm në politikë që bashkon, nuk ndan; që ndërton, nuk shkatërron. Ky vizion do të mbetet bosht i angazhimit tim publik.

Na priftë e mbara!

Të ngjashme