Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe ministrat e saj.
“Ministrat në fushatë, flamuri i Serbisë në Mitrovicë! Qe sa vjet jeni duke thënë që ky flamur më nuk është në Kosovë”, shkruan Ramadani.
Në festën e Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut pati thirrje “Serbia, Serbia” e kryetari i ri i kësaj komune, Millan Radojeviq tha “më në fund e kthyem komunën në duart e serbëve”.
“Tash, a jemi n’Kosovë a n’Serbi?”, shtoi Ramadani.