Veterani i UÇK-së i bashkohet AAK-së në garën për deputet

Prishtinë | 06 Dhj 2025 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Doktor i Shkencave të Historisë dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Edukimit, Veli Kryeziu i është bashkuar garës për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kandidatura e tij është prezantuar nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar se përfshirja e Kryeziut e bën edhe më të arritshëm synimin e partisë për ndryshim, avancim, mirëqenie dhe zhvillim të vendit

“Prof. Veliu është po ashtu veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e dëshmuar përkushtimin e tij për vendin si në arsim, ashtu edhe në kohët më të vështira të atdheut. Me profesionistë të dëshmuar sikurse Profesor Veli Kryeziu, përkushtimi ynë për ta bërë të mundur ndryshimin e nevojshëm në vend, për avancim, mirëqenie dhe zhvillim, bëhet edhe më i arritshëm. Suksese në garë, Prof. Veli!”, shkroi mes tjerash kreu i AAK-së.

Të ngjashme