“Bashkimi bën fuqi”, Hasani me thirrje për shkrirjen e Limajt në PDK

Prishtinë | 06 Dhj 2025 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Nait Hasani, i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, që të ndërmarrë hapin për pranimin e shkrirjes së subjektit të udhëhequr nga Fatmir Limaj në PDK.

Ai ka shkruar në një postim në facebook se këtë bashkim po e kërkojnë ushtarët, qytetarët, simpatizantët dhe elektorati politik i PDK-së.

“Me PDK-në e bashkuar Kosova mundet më mirë, në dorën tende është bashkimi dhe fitorja me 28 dhjetor, Bedri Hamza. Në frymen e Unitetit dhe të bashkimit të forcave për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kërkoj nga Kryetari i PDK zoti Bedri Hamza të përdor autoritetin dhe përgjegjësitë politike të tij si kryetar dhe kryesia e PDK-së të miratoj, që në gjiun e saj të pranoj shkrirjen e Fatmir Limajt si pjesë të saj. Bashkimin dhe shkrirjen e kërkon koha e rrethanat politike të kohës nëpë të cilën po kalon Kosova”, ka shkruar ai.

“Bashkimin dhe unitetin e forcave te copezuara të PDK-se sot po e kerkojne ushtaret, qytetaret, simpatizantet dhe elektorati politik i PDK-së. Bashkimi bene Fuqi, hajde kryetar bene hapin me frymen e unitetit bene bashkimin. Une jam per bashkim sepse mendoj të bashkuar sot jemi me te forte para cdo sfide per te ardhmen e vendit”

Hasani ka publikuar edhe një fotografi të shkrepur në Kleçkë.

“Kjo eshte fotografi e shkrepur në Kleçkën heroike ku na bashkoj lufta per liri e ku janë arritur fitore të mëdha për Kosovën”, ka shkruar ai.

Të ngjashme