Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë

Prishtinë | 06 Dhj 2025 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera në Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Numër 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarr, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K. (24).

Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Numër 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarrë të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme