Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

Prishtinë | 06 Dhj 2025 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë dyvjeçar shqiptar humbi jetën pas sulmit nga një qen i racës Pitbull në ishullin Zakinthos në Greqi.

Fëmija po luante në oborrin e shtëpisë kur u sulmua papritur nga qeni, duke pësuar lëndime të rënda.

Dyvjeçari u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakinthos pa ndjenja, por mjekët nuk mund ta shpëtojnë, transmetojnë mediat greke.

Hetimet për rrethanat në të cilat ndodhi incidenti tragjik janë duke vazhduar.

Të ngjashme