Anëtarja e KQZ-së, Mufera Srbica Şinik, paralajmëron dorëheqjen: Kam votuar kundër ligjit nën presion

Prishtinë | 06 Dhj 2025 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Mufera Srbica Şinik, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, tha se do të japë dorëheqje nga posti i saj për shkak të një veprimi që e cilësoi si kundërligjshëm, raporton Ekonomia Online.

Şinik deklaroi se gjatë pauzës së mbledhjes ka pasur presion, ndërsa theksoi se një votim është bërë në kundërshtim me ligjin.

“Dy tre ditë kemi votu kundër ligjit, diçka që unë herën e parë në jetë kam votu kundër ligjit. Tash nuk du me qenë unë vendimtare se atë natë kam qenë vendimtare. Një herë kam votu ligjin në qeveri e dy herë në parlament, një herë ne kemi votu rregulloren. Tash kundër ligjit, unë nuk du me votu kurgjo, por aq shumë kam pasur presion gjatë kohës së pauzës, unë nuk po du me qenë vendimtare. Po më duket ka ardhë rendi që unë sonte me shku me dhënë dorëheqje”, tha ajo.

Të ngjashme