Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të Astrit Deharit.
Një një komunikatë, VV-ja thotë se janë në pritje të hetimeve që policia e Kosovës po bën në këtë drejtim.
“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari.
Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, thuhet në njoftim.