Përparim Rama betohet sot si i pari i Prishtinës

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 07:33 | Nga Ekonomia Online

Përparim Rama sot zyrtarisht do të marrë mandatin e ri,  njëkohësisht të dytin, për ta udhëhequr kryeqytetin.

Ai pritet të bëjë betimin në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila do të nisë nga ora 10:00.

Përveç Ramës, betimin do ta bëjnë edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal.

Rama siguroi fitoren në zgjedhjet lokale duke mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çekun.

Të ngjashme