Miftaraj: Qeveria po dështon në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklarimeve të ministres Donika Gërvalla lidhur me luftën kundër korrupsionit në vend.

Miftaraj ka paraqitur disa fakte që, sipas tij, dëshmojnë mungesën e vullnetit politik dhe dështimet e Qeverisë në këtë fushë.

Sipas Miftarajt, Kosova që nga viti 2019 vazhdon të jetë pa një Strategji të re kundër korrupsionit, ndërsa gjatë vitit 2024 mungoi edhe plani i veprimit për zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021–2026. Ai po ashtu theksoi se procesi i vettingut ka mbetur i bllokuar në Kuvend për rreth tre vite.

Miftaraj përmendi edhe rastet gjyqësore të kësaj jave kundër zyrtarëve të lartë të lidhur me pushtetin, përfshirë ish-kryeshefin e KEK-ut, Njazi Krasniqi, dhe ish-ministren Rozeta Hajdari, të cilët po përballen me akuza për korrupsion me vlerë milionëshe.

Të ngjashme