Kurti kërkon të hetohen gazetarët që publikuan bisedën e Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin: Është e montuar

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar hetime ndaj gazetarëve që publikuan bisedën mes ish-shefes së grupit parlamentar të VV-së me terroristin serb, Milan Radojçiq.

Sipas tij, është bisedë e montuar dhe se nuk ka asgjë të vërtetë aty.

“Padyshim që është pjesë e luftës hibride dhe e montimeve që janë bërë znj.Mimoza Kusari-Lila. Edhe njëherë po më duhet të citoj kolegët e mi. Nuk kam asgjë çka të ju shtoj, ajo është montuar dhe unë besoj se ata që e kanë transmetuar do të duhej të hetoheshin se si u bë një montim i tillë, kush ua dha dhe si ua dha? Nuk ka gjë të vërtetë. Të provosh ta lidhësh Mimoza Kusari-Lilën me Milan Radojçiqin është një gjë e ligë, përveç se e pavërtetë.”, tha ai.

Të ngjashme