Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan pa dokumentacion në Prishtinë

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Mbi 250 kilogramë duhan të padeklaruar janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në Prishtinë.

Në njoftimin e Doganës është thënë se duhani është gjetur dhe konfiskuar gjatë një kontrolli operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbër në Prishtinë të enjten.

“Gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë, është konfiskuar: Duhan i grirë (refuz) – 511 pako x 500 gr = 255.5 kg pa banderola, mjaltë – 100 pako x 12 copë = 1,200 kg pa asnjë mbishkrim, filtera cigaresh – 21 pako x 10,000 copë = 210,000 copë”, thuhet në njoftim. 

Dogana tutje ka bërë të ditur se malli është ndalur përkohësisht dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, për të udhëzuar hapat e mëtejshëm proceduralë.

Të ngjashme