Veç për të thyer rekordin botëror Guinness për numrin më të madh të çifteve që puthen nën veshtull, 1 mijë e 435 çifte janë puthur nën degëza festive në Uashington.
Organizator i eventit tha se festa e së shtunës në Anthem Row theu zyrtarisht rekordin prej 480 çiftesh, i cili u vendos në St. Louis, Mo, në vitin 2019.
“Thyerja e një titulli të rekordit botëror Guinness është një moment i jashtëzakonshëm për DowntownDC, por ajo që është edhe më domethënëse është të shohësh komunitetin tonë të mblidhet dhe të festojë në zemër të distriktit. Ngjarje të tilla i bashkojnë njerëzit në një mënyrë kaq të paharrueshme dhe të gëzueshme dhe tregojnë gjallërinë dhe energjinë e vërtetë në qytetin që ne e duam”, tha drejtori ekzekutiv i DowntownDC, Gerren Price.
Përpjekja për rekord shënoi vitin e dytë që Downtown DC ka instaluar “Veshtullën Kombëtare” në Anthem Row.
“I projektuar si një instalacion arti ajror i parë i këtij lloji nga artisti shumëdisiplinor My Ly Design, Veshtulla Kombëtare e transformon korridorin e qendrës së qytetit në një parajsë romance festive dhe lidhjesh të gëzueshme, duke e bërë çdo moment të kapur nën tendën e saj të paharrueshme”, thuhet në njoftim për shtyp.