Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se Qeveria në krye me Albin Kurtin gjatë qeverisjes së saj ka bërë një sërë shkeljesh kushtetuese por kanë kritikuar edhe ndarjen e parave në kohë fushatash të që janë bërë për disa kategori, raporton Ekonomia Online.
Megjithkëtë nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online kjo praktikë qeverisëse do të ndryshojë pas 28 dhjetorit, pra një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, me ç’rast ka theksuar se AAK do të jetë boshti i suksesit
Tahiri ka akuzuar Qeverinë Kurti për blerje votash.
“Prej që ka ardh kjo Qeveri në pushtet veprimet e ndihmave financiare u bënë në periudha kur ka zgjedhje ose në periudhat e fundvitit. Në fundvit me ble vota. Ky është gabim shumë i madh, është praktikë shumë e keqe që bëhet, ndërtohet që ne duhet ta luftojmë secila qeveri nesër që do të vijmë në qeveri do të ketë zëra që do të thojnë ‘pasi e bëri Albini pse mos ta bëjmë ne’. E shoh një vepër jo vetëm demokratike por e shoh edhe si vepër e cila ka karakter të një mugesës serioze të etikës qeverisëse. Kosova ka pasur një situatë bukur të vështirë këto katër vite e gjysmë. Kosova është ballafaquar me një qeveri e cila ka rekorde të thyera të shkeljeve kushtetuese, një qeveri e cila sektorin privat i cili është sektori që i siguron pagat e sektorit publik”, tha Tahiri.
Tahiri ka ngritur si shqetësim edhe çështjen e raporteve me aleatët ndërkombëtar, që është krijuar gjatë viteve që me vendin udhëheq VV-ja.
“Kjo qeveri e cila përgjatë gjithë kohës ka arrritur të krijojë armiqësi shumë të mëdha në tri pika thelbësore të Kosovës. E para është me Amerikën, e dyta është me Bashkimin Evropian dhe mbi të gjitha me Shaipërinë, shtetin amë”, ka deklaruar Tahiri.
Për gjithë këtë Tahiri thotë se qytetari mund ta bëjë dallimin, e që në ditën kur do t’i drejtohet kutisë së votimit të mendoj se si e mendon të ardhmen.
“Jemi në proces zgjedhor, jemi edhe 10 ditë deri tek zgjedhjet. Ftesa ime e vetme për secilin qytetarë të Kosovës, ta vendos gishtin në kokë dhe të mendoj, ku kemi qenë, ku jemi, ku dëshirojmë të shkojmë në vitin 2026. Aleanca e ka fuqinë më të madhe në nivel të pushtetit lokal, në aspektin e kontrollit, respektivisht të udhëheqjes së komunave shumica dërrmuese të komaunve që jemi në qeverisje. Është subjekti politik me stabilitetin më të madh dhe me listën më përfaqësuese që e ka, ka evdidencë serioze të arritjeve në pushtet lokal. Ka evidencë historike në menaxhimin e shtetit ku ka qenë Kryeminsitrër Haradinaj, dhe ku ne kemi udhëhequr të cilat dihen, duke filluar nga ushtria, pavarësimi energjetik i Trepcës, ligji i pagave e shumë të tjera Aleanca del subjekti politikë me rritjen më të madhe”, theksoi ai.
Sipas Tahirit zgjedhjet do të prodhojnë një Qeveri të opozitës.
“Boshti i suksesit të këtyre zgjedhjeve, e ka emrin AAK. Kjo do të vërtetohet me 28 dhjetor dhe ne mendojmë që qeveria do të krijohet nga opozita”, tha Tahir, që njëherit është dhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së.

