Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Ballukun

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendim për të mbajtur në fuqi masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj Belinda Ballukut, ministres së jashtme të Shqipërisë.

Ndërkohë, ka marrë vendim pezullimin e shqyrtimit gjyqësor për masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Këto vendime vijnë pas ankesës së Belinda Ballukut për vendimin e shkallës së parë të gjykatës.

Vazhdimi i masës së sigurisë është bërë edhe për vartësit e saj.

Të ngjashme