Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim elektoral në Vushtrri, ku ka përcjellë mesazhin e unitetit dhe vizionit për të ardhmen, duke theksuar se PDK-ja është alternativa e qartë për qytetarët e këtij qyteti.
Pas tubimit Hamza u shpreh në Facebook se rruga e përbashkët drejt zhvillimit është e qartë dhe se qytetarët e Vushtrrisë meritojnë më shumë.
“Bashkë. Përpara. E qartë është rruga edhe për qytetarët e Vushtrrisë,” ka deklaruar Hamza.
Ai tha se programi i PDK-së është i fokusuar në familjet punëtore, të rinjtë dhe zhvillimin e qytetit, duke nënvizuar se ndryshimi vjen përmes angazhimit të përbashkët.
“Për familjet e saj që punojnë çdo ditë me dinjitet, për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu, për qytetin që meriton më shumë, ne jemi zgjidhja,” u shpreh Hamza.
Kreu i PDK-së theksoi se vizioni i tyre politik synon ta çojë Kosovën dhe Vushtrrinë drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Ne jemi rruga përpara,” shtoi Hamza.

