Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 08:33 | Nga Albert Prenkaj

Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

Pas tërheqjes nga institucionet e Kosovës të përfaqësuesëve të komunitetit serb, që shënoj

mungesën e legjitimitet qytetar për shkak të

mos-pjesëmarrjes në zgjedhjet komunale, dalja në zgjedhjet lokale inaugurimi i asambleve komunale dhe betimi i kryetarëve të komunave, rikthen legalitetin dhe legjitimitetin institucional.

Por lëvizjet që mejtojnë të shkaktojnë telashe, e që kan për qëllim realizim të caqeve politike të serbëve të Kosovës po vazhdojnë.

Komunat me shumicë serbe u tërhoqën nga Asociacioni i Komunave të Kosovës! Kjo ndodhë pas rimarrjes dhe konfirmimit të pushtetit lokal.

Cili është qëllimi tashmë “i ri”, por konsistent i komunitetit serb?

Është e qartë se kjo është përgatitje për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, e cila është dakorduar në negociatat në mes ish kryeministrit Kurti dhe presisentit Vuçiq, në vitin 2023 në Bruksel dhe Ohër.

Është evidente se u shfrytëzua vakumi kohorë që bart me vete fushata zgjedhore dhe që do të mund të merr konstituimi i kuvendit dhe formimi i qeverisë.

Hapi tjetër i planifikuar nga Beogradi tashmë i frustruar me BE-në për shkak të mos hapjes së kapitujve të ri negociues për integrim, telashet me grevat e tejzgjatura dhe polarizim të skajshëm politik dhe shoqërorë, mund të jetë thirrja e kuvendit themelues të “Bashkësisë së komunave serbe” që do të kishte për qëllim që fillimisht anashkalimin e institucioneve të Kosovës në nivel të Gjylatës Kushtetuese, të Qeverisë dhe Kuvendit.

Me këtë do të shkaktoheshin disa probleme:

– fillimisht ky hap do të ringrit tensionet në mes palëve, të cilin fakt do ta shfrytëzonte si deri më tani Lëvizja VV-së e pasuar në këtë temë nga partitë tjera;

– krijimi i një realiteti të ri në terren dhe në tavolinën negociuese që për Brukselin si lehtësues do të mund të trajtohej si pikë radhëa e temave negociuese;

– pala kosovare me siguri nuk do të pranonte një veprim të tillë politik, që siç po thuhet nga eksponent politik, pa e ri trajtuar dhe pa e proceduar në shkallët e nevojshme institucionale: Gjykatë Kushtetuese, Qeveri dhe në Kuvend.

Nëse për asgjë tjetër, ky veprim i largimit të komunave me shumicë serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, do ti shërbej Albin Kurtit për ringritjen e temës kujdestare të tij, veriut, që deri më tani ka shkaktuar memecërinë e spektrit politik shqiptarë (falë përjashtimeve individuale), për të mos humbur elektorat, e në anën tjetër Vuçiq do ta përdorë këtë kartë për blerjen e kohës dhe për të përcjellur mesazh Brukselit zyrtarë, por jo vetëm.

Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në momentin e zgjedhjeve të parakohshme që shton zellin nacionalist në të dy taboret, do të jetë patate e nxehtë në duar të qeverisë së re dhe në ato të Brukselit.

Të ngjashme