Xhavit Haliti në Suharekë fton qytetarët: Siç u mblodhëm dikur rreth UÇK-së për liri, sot të mblidhemi rreth PDK-së për fitore

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Deputet i shumë legjislaturave, tani sërish, Xhavit Haliti nga PDK ia ka mësy garës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Ai është pritur nga qytetarët në Suharekë e për cka tha se u ka bërë thirrje që sikurse ishin mbledhur dikur rreth UÇK-së për liri, sot të mblidhen rreth PDK-së për fitore.

Postimi i plotë:

Si dikur gjatë ilegales, edhe sonte u mirëprita nga njerëz të mirë, punëtorë dhe aktivistë të dalluar të Suharekës. Bashkëbiseduam për projektin zgjedhor të PDK-së, të prirë nga Bedri Hamza.

U bëra thirrje që, ashtu siç u mblodhëm dikur rreth UÇK-së për liri, sot të mblidhemi rreth PDK-së për fitore, për shpresë dhe për Kosovën.

#PDK130 #BedriHamza1 #XhavitHaliti14

Të ngjashme