Ekonomia amerikane shumë më e fortë se sa pritej

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rritur në një ritëm të shpejtë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë të publikuara të martën, raportoi CNN-i.

Produkti i brendshëm bruto i këtij tremujori ka treguar se ekonomia amerikane është zgjeruar me një normë vjetore reale prej 4.3 për qind, ritëm më i shpejtë se në tremujorin e dytë.

Shpenzimet e konsumatorëve dhe eksportet janë dy faktorët kyç që quan në këtë rritje.

Bazuar në këto rezultate, Rezerva Federale ka më pak nevojë të ulë normat e interesit për të mbështetur ekonominë në vazhdim.

Megjithatë, ekonomistët thonë se inflacioni i vazhdueshëm dhe potencialisht përkeqësues mund ta bëjë më pak të mundshme uljen e normës së interesit në janar nga Rezerva Federale, edhe pse zyrtarët e bankës qendrore mbeten të shqetësuar për një treg pune që po ngadalësohet.

Të ngjashme