Sogojeva: Fushë Kosova e mobilizuar fuqishëm për fitoren e PDK-së

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 15:15 | Nga Ekonomia Online


Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Sogojeva, ka deklaruar se Fushë Kosova është mobilizuar fuqishëm në mbështetje të fitores së PDK-së, duke theksuar përkrahjen e qytetarëve në disa lagje të këtij qyteti.

Sogojeva ka bërë të ditur se lagjet Eliza, Bresje dhe Apollonia kanë dhënë mbështetje të konsiderueshme, duke e cilësuar këtë përkrahje si dëshmi të besimit dhe vullnetit për ndryshim.

“Lagjet Eliza, Bresje dhe Apollonia na dhanë mbështetje të jashtëzakonshme, duke dëshmuar besimin dhe vullnetin për ndryshim real. Kjo përkrahje na jep forcë dhe motiv për të vazhduar me përgjegjësi drejt fitores. Bashkë. Përpara”, ka shkruar ai në postimin e tij në rrjetet sociale.

Të ngjashme