Llugaliu: Veriu ka qenë një problem i pazgjidhur, është përdorur si strehë jo veç e kontrabandës por edhe e krimit

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Në lidhje me situatën e rrugëve ilegale në veri që ishin përdorur për kontrabandë, Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tha se veriu ka qenë problem i pazgjidhur dhe është përdorur si strehë nga pjesa e kontrabandës por edhe formave të tjera të krimit, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën vjetore ai tha nga rastet e hetimit që kanë zhvilluar, është pa se veriu është përdor edhe për trafikim të qenieve njerëzore.

“Janë një mori e veprimeve që kanë ndihmuar. Pjesa e veriut ka qenë një problem i pazgjidhur kohët ë gjatë dhe është përdorur si strehë jo vetëm nga pjesa e kontrabandës por edhe e formave të tjera të krimit. Ne kemi pasë raste të hetimit për kontrabandë dhe kemi gjet që ajo pjesë është përdor edhe për trafikim të qenieve njerëzore. Kështu që të gjitha format e krimit e kanë pasë një shkallë më të lartë të sigurisë dhe normalisht që kanë ndiku edhe te pjesa e të hyrave”, tha Llugaliu.

Të ngjashme