AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil AR 1 është i sigurt për përdorim

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim.

Në një komunikatë  për media bëhet e ditur se pas njoftimit të publikuar më herët për ndalimin e produktit Aptamil AR 1, janë kryer ritestime shtesë dhe është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore. Produkti Aptamil AR 1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Një lloj i caktuar i qumështit për foshnja “Aptamil AR1” qe tërhequr nga tregu pas një njoftimi nga autoritetet e Bashkimit Evropian për prani të një bakterie.

Të ngjashme