President i Shqipërisë uron Kosovën dhe Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është uruar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili shkruan se qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucionet e reja.

“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”, ka shkruar Begaj.

Të ngjashme